Boksieria Sadiku e kërkon largimin nga karantina: Po më shuhet ëndrra olimpike katërvjeçare - Gazeta Express
string(90) "boksieria-sadiku-e-kerkon-largimin-nga-karantina-po-me-shuhet-endrra-olimpike-katervjecare"

Moral Pozhegu

20/03/2020 12:43

Boksieria Sadiku e kërkon largimin nga karantina: Po më shuhet ëndrra olimpike katërvjeçare

Moral Pozhegu

20/03/2020 12:43

Boksieria kosovare, Donjeta Sadiku thotë se karantinimi në konviktet e Prishtinës po ia shuan ëndrrën e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ajo e kërkon largimin nga karantina 14 ditëshe

Donjeta Sadiku po e kërkon largimin nga karantina, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Boksieria kosovare po qëndron në karantinë në konviktet e Prishtinës, së bashku me pjesën tjetër të ekipit kombëtar të Kosovës, i cili kishte marrë pjesë në një turne kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Mirëpo, boksieria më e mirë në vend kërkon nga autoritetet kosovare që të lirohet dhe ta vazhdojë vetëizolimin në shtëpi.

Boksieria nga Gollaku konsideron se po mbahet padrejtësisht në karantinë dhe se ky pasivitet mund t’i kushtojë në karrierë.

Ajo synon ta sigurojë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike këtë verë, por konsideron se stagnimi në ushtrime do t’ia shuante këtë ëndërr.

“Gjatë katër vjetësh përgatitje për Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’ kam bërë ushtrime nga 5-6 orë në ditë, djersë me miliona litra, sakrificë për shkollim, larg familjes. Po i harrojmë investimet personale e të prindërve, të klubit, të Federatës, të KOK-ut e MKRS-së. Më e dhimbshmja është shuarja e ëndrrës kaër vjeçare. Mendoni për ne”, ka qenë apeli i Donjetës.

Ekipi kosovar ka nisur të ushtronte sot në oborrin e konvikteve në Prishtinë, por është ndërprerë menjëherë nga Policia e Kosovës.

Më pas, boksierët kosovarë i kanë vazhduar ushtrimet brenda konvikteve në kryeqytet, në gjendje dhe kushte aspak të mira. /Gazeta Express/