Boksieri shqiptar reagon ashpër pas deklaratës së dashurisë së Rike Roçit - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

28/01/2020 20:04

Boksieri shqiptar reagon ashpër pas deklaratës së dashurisë së Rike Roçit

Ballina

Gazeta Express

28/01/2020 20:04

Pas lajmit që u përhap me shpejtësi në mediat online se kampioni i Kick- Boxit, Krist Prenga, është në një lidhje dashurie me ish-banoren e Big Brother, Rike Roçin, ka ardhur edhe reagimi i parë.

Me rastin e ditëlindjes së Kristit, bukuroshja i bëri një urim të veçantë dashurie atij.

E menjëherë të gjithë menduan se Rike konfirmoi lidhjen me të.

Por, mesa duket nuk është aspak ashtu, pasi në një postim në “Instagram”, Prenga ka theksuar se ata janë shokë, dhe se nuk kanë konfirmuar asnjë gjë rreth marrëdhënies së tyre.

“Mirë që jau paska konfirmu juve se mua akoma s’më ka konfirmu asigja. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligj. S’keni ça me ba edhe merreni kot me njerëzit. Po pyetni njëherë  përpara se ta bëni lajmin, sepse s’ja keni idenë fare se çfarë kam unë me atë ose kush do që të ishte në vendin e Rikes, hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt  ju. Turp t’ju vijë”, shkruan Kristi.

Ishte fraza “Ta du shpirtin” në urimin e Rikes për Prengën që bëri që të gjithë të dyshojnë se ata tashmë janë bashkë.

Edhe Rikja vetë ka mohuar më pas lidhjen e raportuar me boksierin.