Boksieri meksikan është një milioner jo vetëm për atë që bën në ring, por po ashtu edhe paratë që i fiton si ndërmarrës
Canelo Alverez është kampion absolut në peshat super të mesme, e cila gjë e bën atë njërin prej boksierëve më të jashtëzakonshëm në planet, por edhe milioner. Puna e tij brenda ringut i ka sjellë atij miliona dollarë, por edhe puna e tij si biznesmen e ka bërë atë sportistin e dytë në botë që fiton më së shumti para në minutë. Edhe pse lista prezente është vetëm për fitimet e tij për minutë shkaku i disiplinës.
…AND STILL ?? #CaneloGGG3 pic.twitter.com/SDXNamiHhK
— Canelo Alvarez (@Canelo) September 18, 2022
Të ardhurat e Canelos nga ringu
Boksieri nga Jalisco ka fituar 284 milionë dollarë për 72 minuta në ring, që domethënë, çdo dy minuta dhe 15 sekonda boksieri meksikan ka fituar një milionë dollarë, një shifër që vështirë mund të kalohet nga ndonjë sportist tjetër në botë, derisa ai nuk njihet shumë që ka disiplinë në këtë sport.
Fitimet e meksikanit janë të jashtëzakonshme, edhe pse jo më të lartat në botë pasi që mbreti i tërheqjeve të “verdhushkave” është irlandezi Conor Mcgregor, i cili i prin listës për vitin 2022 me fitime prej 19.5 milionë dollarë, që do të thotë se ai ka arritur shifër të fitimit deri në 7.7 milionë dollarë për minutë.
Gracias @Canelo puse gas en la estación que esta en aviación y santa Margarita (en zapopan) y la verdad es que llegué con miedo porque ya me habían robado ahí. Pero fue grato ver que si pones litros de a litro. Bien ahí. pic.twitter.com/A81r0bF36j
— juan yeh (@juanyeh) November 24, 2022
I treti sa i përket fitimeve shkon për Dak Prescott, i cili më një pagë prej 81.2 milionë dollarë për 300 minuta të luajtur ka bërë që në konton e tij të shtohen nga 1 milion dollarë çdo tre minuta e pesë sekonda, një shifër edhe kjo që duket nga një tjetër planet.
Canelo vazhdon të jetë njëri prej sportistëve i cili ka fitime të mëdha më së shumti në botë, edhe pse kjo mund të ndryshojë gjatë vitit 2023, varësisht sa lufta do të këtë meksikani gjatë vitit dhe sa para do të fitojnë kundërshtarët e tij.
Surprise—@Canelo is our latest digital cover star! ??
— VMAN Magazine (@VMAN) September 21, 2022
The king of the boxing ring and longtime @Hennessy ambassador gets real with @LilNervous as Canelo details his meteoric rise to boxing superstardom and early passion for the sport he loves: https://t.co/mA0ZYdqNhc pic.twitter.com/lrMlp3fKGG
Ai u bë i njohur edhe këtë Botëror kur kërcënoi Messi pasi që Meksika pësoi humbje nga Argjentina, por mandej ai tërhoqi fjalët dhe i kërkoi falje Messit. /GazetaExpress/