Boksieri italian turpëron amerikanin, e nokauton në rundin e parë - Gazeta Express
string(64) "boksieri-italian-turperon-amerikanin-e-nokauton-ne-rundin-e-pare"

Boksieri italian turpëron amerikanin, e nokauton në rundin e parë

Gazeta Express

10/06/2020 9:43

Boksieri italian i kategorisë së peshave të rënda, Guido Vianello, arriti ta marrë një tjetër fitore me nokaut qysh në rundin e parë kundër Don Haynesworth, në meçin që u zhvillua të martën në Las Vegas.

Guido Vianello e rrëzoi kundërshtarin e tij amerikan në meçin e organizuar nga Top Rank dhe që u zhvillua pa tifozë të pranishëm në arenë, shkaku i rrezikut të përhapjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Qysh në fillim, Vianello e tregoi fuqinë e tij, kur ia shkaktoi Haynesworthit humbjen e tij të parë si profesionist, duke e nokautuar falë grushtit të tij të djathtë.

“Gladiatori” nga Roma i ka fituar të gjitha gjashtë meçet e zhvilluara si profesionist, që kur e përfaqësoi vendin e tij në Lojërat Olimpike Rio 2016, ndërsa katër prej këtyre fitoreve i siguroi qysh në rundin e parë.

“Ishte një përvojë interesante. I kalova tri ditë duke u relaksuar në dhomën time të hotelit, por gjithçka shkoi sipas planit”, ka thënë Vianello.

“E dija që do të kish sukses me grushtin e djathtë, kështu që thjesht po punoja për t’ia krijuar vetes një rast të mirë. Nuk do të  mundë të kisha kërkuar asgjë më shumë”.

Anthony Joshua dhe Tyson i mbajnë të gjithë titujt botërorë në kategorinë e peshave të rënda, por menaxheri i italianit ka insistuar se boksieri i synon këta tituj. /Gazeta Express/