Boksieri i njohur nga Kosova e tregon arsyen se përse e bëri tatuazh fytyrën e Albin Kurtit - Gazeta Express
string(91) "boksieri-i-njohur-nga-kosova-e-tregon-arsyen-se-perse-e-beri-tatuazh-fytyren-e-albin-kurtit"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/01/2021 15:01

Boksieri i njohur nga Kosova e tregon arsyen se përse e bëri tatuazh fytyrën e Albin Kurtit

Sporte tjera

Gazeta Express

20/01/2021 15:01

Naim Tërbunja është njëri prej boksierëve më të mirë që e ka pasur ndonjëherë Kosova, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Boksieri 36 vjeçar karrierën e ka zhvilluar në Suedi, ndërsa ka arritur edhe suksese në boksin profesionist duke boksuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo tash, boksieri i lindur në Prishtinë ka qenë protagonist me një veprim të veçantë, që nuk ka të bëjë me sportin.

Në fakt, Tërbunja, i cili në trupin e tij i ka mbi 10 tatuazhe, ka vendosur që ta bëjë tatuazh fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjysma e fytyrës në tatuazhin e tij i përket Kurtit e gjysma tjetër atdhetarit, Hasan Prishtina, tek të cilët sheh ngjashmëri.

E në një bisedë për emisionin #Gjesi në T7, Tërbunja e ka treguar edhe arsyen se përse ka vendosur që ta ketë përgjithmonë në trup politikanin e njohur kosovar.

Më poshtë mund t’i shikoni deklaratat e Tërbunjës: