Ish-kampioni i botës, Julio Cesar Chavez Jr. ka përfunduar në burg në atdheun e tij, në Meksikë, pasi ishte arrestuar në muajin korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Boksieri meksikan ishte arrestuar nga oficerët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Studio City, Los Angeles, pesë ditë pasi u ndesh me Jake Paul në afërsi të Anaheim, shkruan “BBC”, përcjell “Gazeta Express”.
39-vjeçari përfundoi në burg në shtetin verior të Meksikës, Sonora, sipas regjistrit kombëtar të arrestimeve të së martës në këtë vend, ndërsa ai tash po i pret akuzat.
Thuhet se boksieri u arrestua në një pikë kontrolli në qytetin e Nogales të martën paradite dhe u transferua në një inetitucion federal në kryeqytetin e Sonoras, Hermosillo.
Në konferencën e saj të përditësuar, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se boksieri ishte deportuar.
Ajo më parë kishte thënë se kishte një urdhër arresti për të për akuzat e trafikimit të armëve dhe të krimit të organizuar dhe se prokurorët po punonin për këtë çështje.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm meksikan nuk pranoi të komentonte për rastin.
Chavez Jr, i cili e mbajti titullin WBC të peshave të mesme mes viteve 2011 e 2012, është i biri i tri herë kampionit të trefishtë botëror, Julio Cesar Chavez.
Dy luftërat e fundit të Julio Cesar Chavez Jr. ishin kundër ish-luftëtarit të arteve të përziera marciale – UFC, Uriah Hall dhe ndaj influencerit të kthyer në boksier, Jake Paul.
Prokurorët meksikanë pretendojnë se ai veproi si ndihmës i kartelit të fuqishëm, Sinaloa, të cilin Washingtoni e shpalli si organizatë terroriste të huaj terroriste në fillim të këtij viti.
Avokati dhe familja e Chavez Jr. i kanë hedhur poshtë akuzat. /Gazeta Express