Boksieri bullgar: S’lëshoj rrugë për meçin Joshua-Fury, sepse mezi pres ta zhdëp në dru Joshuan - Gazeta Express
string(92) "boksieri-bullgar-sleshoj-rruge-per-mecin-joshua-fury-sepse-mezi-pres-ta-zhdep-ne-dru-joshuan"

Gazeta Express

20/05/2020 16:19

Boksieri bullgar: S’lëshoj rrugë për meçin Joshua-Fury, sepse mezi pres ta zhdëp në dru Joshuan

Gazeta Express

20/05/2020 16:19

Kubrat Pulev thotë se nuk do të mënjanohet nga mundësia për të luftuar për titujt e botës në kategorinë e rëndë dhe e ka paralajmëruar Anthony Joshuan ose të luftojë kundër tij ose të heqë dorë nga titulli kampion i botës.

Boksieri bullgar është sfidues mandatar për titullin në IBF, të cilin e mban Joshua momentalisht, por meçi mes tyre i planifikuar për 20 qershor është shtyrë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ka bërë të ketë thashetheme se Pulev do të paguhet për të lëshuar rrugë në mënyrë që Joshua të mundë të përballet me Tyson Fury në një meç për kampionin e padiskutueshëm të botës; për të gjithë katër titujt në kategorinë e rëndë.

“Unë nuk mund ta kuptoj pse ata ende po e shtyjnë meçin në vend se ta caktojnë një datë dhe një vend për të”, tha Pulev.

“Mjaft është mjaft. Mezi pres ta fitoj këtë meç”, shtoi ai.

“E shoh se ma kanë frikën dhe po përpiqen të përballen me dike tjetër para meje. Kështu nuk vepron një kampion i botës”, theksoi ai.

Joshua i mban titujt IBF, WBA dhe WBO dhe ka treguar se ka shumë dëshirë të përballet me kampionin e WBC-së, Fury, i cili do të përballet me Deontay Wilderin për herë të tretë sapo të rikthehet boksi pas pezullimit si pasojë e pandemisë koronavirus.

Siç qëndrojnë gjërat, dy kampionët britanikë duhet të presin dhe t’i fitojnë luftërat e tyre përkatëse, duke qenë se as Wilder e as Pulev nuk po pranojnë të paguhen për t’i hapur rrugë një meçi të tillë. /Gazeta Express/