Boksierët kosovarë të izoluar, shfrytëzojnë rastin të stërviten - Gazeta Express
string(62) "boksieret-kosovare-te-izoluar-shfrytezojne-rastin-te-sterviten"

Boksierët kosovarë të izoluar, shfrytëzojnë rastin të stërviten

Gazeta Express

20/03/2020 13:34

Ekipi kosovar i boksierëve, të cilët u vendosën të martën në karantinë menjëherë pasi u kthyen nga Londra ku kishin shkuar për kualifikime për Lojërat Olimpike 2020, po e shfrytëzojnë këtë izolim për t’u stërvitur.

Ekipi kombëtar i Kosovës në boks ka përfunduar të martën në karantinë sapo ka mbërri nga Londra, prej nga ishte transportuar me një aeroplan privat, të mundësua nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ekipi i boksit ka filluar sot me përgatitje, të cilat po i mbajnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në këtë Qendër, po e vijojnë karantinën 14-ditëshe pas kthimit nga Londra, ku morën pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komiteti Olimpik.

Ndërkohë, boksierët kosovarë konsiderojnë se nuk është e nevojshme të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë pasi që iu kanë përmbajtur të gjitha rregullave që janë kërkuar nga organet kompetente (policia, personat mjekësorë etj), duke iu nënshtruar edhe dy kontrolleve mjekësorë, të cilët kanë treguar se ekipi i boksit është në gjendje të mirë shëndetësore.

Prandaj, ata e kanë një apel nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Sportit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Ne kërkojmë që sa më parë boksierët dhe trajnerët të largohen nga këtu dhe ditët tjera të karantinës t’i mbajnë në shtëpi të izoluar dhe ta kenë mundësinë të bëjnë stërvitje çdo ditë, për arsye që mos ta humbasin forcën të cilën e kanë fituar në kampe ndërkombëtare dhe përgatitje speciale”, njoftoi Federata e Boksit e Kosovës.

“I kemi harxhuar më se 20 mijë euro të huazuara nga shokët privatë për përgatitje dhe për garat kualifikuese të Olimpiadës ‘Tokyo 2020’. Duhet stërvitur dhe mbajtur formën për arsye se në muajin maj vazhdojmë kualifikimet, si në Londër, ashtu edhe në France. Dhe, dje Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka mbajtur mbledhje dhe është vendosur që Lojërat Olimpike nuk do të shtyhen dhe se do të mbahen në kohën e caktuar”. /Gazeta Express/