Boksierët kosovarë i mësojnë kundërshtarët e Botërorit - Gazeta Express
string(54) "boksieret-kosovare-i-mesojne-kundershtaret-e-boterorit"

Boks

Gazeta Express

04/09/2025 10:26

Boksierët kosovarë i mësojnë kundërshtarët e Botërorit

Boks

Gazeta Express

04/09/2025 10:26

Boksierët kosovare i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në Kampionat Botëror, i cili do të mbahet në Liverpool të Anglisë nga 4 deri më 14 shtator.

Sot, gjatë mesditës do të boksojë garuesi kosovar Loris Idrizi në kategorinë 65 kilogramë me spanjollin Ibarreche Conde Oier, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, edhe boksieri tjetër nga Kosova, Shpëtim Bajoku (70kg) do t’i masë forcat me boksieri nga Iraku, Hassanpour Sina.

Me 6 shtator, Donjeta Sadiku (60kg) do të ketë punë me kazaken Grafeyeva Viktoriya, kurse më 7 Shtator Bashkim Bajoku (55kg) do t’i kryqëzojë dorëzat me ukrainasin Oleh Chuliacheiev.

Pjesëmarrës në këtë Botëror do të jenë 68 shtete me 554 boksierë. /Gazeta Express