Boksierët kërkojnë largimin nga karantina 14 ditëshe - Gazeta Express
string(52) "boksieret-kerkojne-largimin-nga-karantina-14-diteshe"

Boksierët kërkojnë largimin nga karantina 14 ditëshe

Gazeta Express

19/03/2020 14:26

Ekipi kombëtar i Kosovës në boks bën apel në Komitetin Olimpik, Ministrinë e Sportit dhe Qeverinë e Kosovës që boksierët të lirohen nga karantina

Ekipi kombëtar i Kosovës në boks ka përfunduar dje në karantinë sapo ka mbërri nga Londra, prej nga ishte transportuar me një aeroplan privat, të mundësua nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Lexo Edhe:

Boksierët kosovarë konsiderojnë se nuk është e nevojshme të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë pasi që iu kanë përmbajtur të gjitha rregullave që janë kërkuar nga organet kompetente (policia, personat mjekësorë etj), duke iu nënshtruar edhe dy kontrolleve mjekësorë, të cilët kanë treguar se ekipi i boksit është në gjendje të mirë shëndetësore.

Prandaj, ata e kanë një apel nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Sportit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Ne kërkojmë që sa më parë boksierët dhe trajnerët të largohen nga këtu dhe ditët tjera të karantinës t’i mbajnë në shtëpi të izoluar dhe ta kenë mundësinë të bëjnë stërvitje çdo ditë, për arsye që mos ta humbasin forcën të cilën e kanë fituar në kampe ndërkombëtare dhe përgatitje speciale. I kemi harxhuar më se 20 mijë euro të huazuara nga shokët privatë për përgatitje dhe për garat kualifikuese të Olimpiadës ‘Tokyo 2020’. Duhet stërvitur dhe mbajtur formën për arsye se në muajin maj vazhdojmë kualifikimet, si në Londër, ashtu edhe në France. Dhe, dje Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka mbajtur mbledhje dhe është vendosur që Lojërat Olimpike nuk do të shtyhen dhe se do të mbahen në kohën e caktuar”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Gjithashtu, kjo e fundit i ka përmendur edhe disa arsye të tjera.

“Arsye tjetër është jo kushtet e mira në konvikt. Që nga dje nuk kanë sjell ujë të pijes, e sidomos peshqira për duar dhe banjo, që domosdo duhet t’i kemi që të pastrohemi. Higjiena është numër 1”, ka shtuar tutje shtëpia e boksit kosovar.

“Arsyeja tjetër është ardhja e më se 40 personave nga shtete të tjera në këtë konvikt dhe druajmë se është rrezik që sportistët tanë mund të infeksohen edhe nga këta persona, që ende nuk dihet a është ndokush i sëmurë. Ne ia kemi ndaluar ekipit të dalë nga dhomat dhe të ketë kontakte me personat tjerë që janë së bashku me ekipin në këtë konvikt për arsye të sigurisë shëndetësore”, vazhdon njoftimi i FboxK.

Përgjegjës për ekipin kosovar është zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, njëherësh gjyqtari ndërkombëtar i boksit, Latif Demolli. /Gazeta Express/