Nga sot boksierët seniorë të Kombëtares së Kosovës filluan përgatitjet në Brezovicë
FBOXK ka paraparë fillimin e përgatitjeve (bazike malore) me boksierët cilësorë (djem dhe vajza) të kombëtares së Kosovës të ndarë në 3 grupe
a).Boksierët seniorë
b).Boksierët juniorë dhe të rinj (17-18 vjeçar)
c). Boksieret senioret, junioret dhe të rejat (17-18 vjeçare)..
Përgatitjet do fillojnë me grupin e parë (senior) nga sot 07- 21 qershor dhe pastaj me grupet tjera.
Këto përgatitje 50% mbështeten nga Komiteti Olimpik i Kosovës sipas vendimit të B.E. të KOK.
Përgatitjet bazike do të zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra, ushtrime forcë, kondicion, qëndrueshmëri etj.3 herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dala nga OBSH,MSH dhe IKSHP.
Në stërvitje do të marrin pjesë maksimalisht 8 – 10 boksierë-e, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m.
Në përgatitje udhëtuan:
Bashkim Bajoku ,Leotrim Rexhepi ,Besfort Merlaku ,Artan Shaqiri ,Shpetim Bajoku ,Çlirim Zekaj ,Patriot Behrami,Dionis Gashi ,Besart Pireva
Trajner : Shefki Bogujevci, Kreshnik Shala