Boki 13 nga spitali kthehet në Shutkë, Gjykata e Apelit vendos për paraburgim - Gazeta Express
string(76) "boki-13-nga-spitali-kthehet-ne-shutke-gjykata-e-apelit-vendos-per-paraburgim"

Gazeta Express

02/12/2019 13:04

Boki 13 nga spitali kthehet në Shutkë, Gjykata e Apelit vendos për paraburgim

Gazeta Express

02/12/2019 13:04

I akuzuari i pare në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki 13) sot duhet të lëshohet nga Spitali 8 Shtatori, ku ishte i hospitalizuar javën e kaluar për shkak të disa kontrolleve që u kryen me udhëzim nga ambulanca e burgut.

Ndërkohë siç njoftuan të premten nga Spitali “8 Shtatori”, ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në spital do të qëndroj deri sa të kompletohen të gjitha rezultatet nga analizat e kryera, më së voni deri të hënën, njoftuan të premten nga spitali “8 Shtatori”, sipas kësaj Jovanovski sot duhet të kthehet në Burgun e Shutkës. Ai është i akuzuari i parë në rastin “Reket”. Ndërkohë se do të mbetet edhe më tej apo jo në paraburgim sot do të vendos Gjykata e Apelit. Avokati i tij Sasho Dukovski kërkon që masa e paraburgimit t’i ndërrohet me arrest shtëpiak për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Lexo Edhe:

Dy të akuzuarit e tjerë për rastin “Reket”, Katica Janeva dhe Zoran Milevski-Kiçeec janë në arrest shtëpiak.