Boki 13 kërkon përjashtimin e Ruskoskës, thotë se është e korruptuar - Gazeta Express
string(67) "boki-13-kerkon-perjashtimin-e-ruskoskes-thote-se-eshte-e-korruptuar"

Boki 13 kërkon përjashtimin e Ruskoskës, thotë se është e korruptuar

Gazeta Express

29/01/2020 14:27

I akuzuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13 në seancën e sotme gjyqësore tha se kishte dëshmi të pakontestueshme për krim që ka lidhje me korrupsion të prokurores Villma Ruskoska që kushton katër milionë euro. Për shkak të kësaj, kërkoi përjashtimin e saj nga rasti “Reket”.

Jovanovski nuk shpjegoi se për çka bëhet fjalë, dhe kërkoi këshillë nga gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska se ku dhe si të ngre denoncim për këtë. Tha se ishte drejtuar në prokurori, por atje e kishin riorientuar për në gjykatë.

Lexo Edhe:

Gjykatësja Nikollovska Masevska iu përgjigj se gjithçka që kishte si denoncim dhe dëshmi duhet t’i dorëzojë në prokurori./GazetaExpress/