Bojken Abazi: Socialistët e zhgënjyer t'i bashkohen Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(63) "bojken-abazi-socialistet-e-zhgenjyer-ti-bashkohen-vetevendosjes"

Bojken Abazi: Socialistët e zhgënjyer t’i bashkohen Vetëvendosjes

Gazeta Express

29/05/2020 22:32

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Bojken Abazi përveç komenteve për situatën politike në Kosovë, foli edhe mbi atë çfarë po ndodh në vendin tonë.

Teksa forcat politike diskutojnë Reformën Zgjedhore, Abazi u pyet se, nëse Vetëvendosje garon në zgjedhje, me cilën parti mund të bëjë?

Lexo Edhe:

Por Abazi nuk dha një përgjigje konkrete, por pati një ftesë për socialistët e zhgënjyer nga kjo mazhorancë.

“Socialistët e përgjegjshëm që janë kundra kapjes së shtetit nga kjo mazhorancë mund ti bashkohen Vetëvendosjes. I mirëpresim”, u shpreh Bojken Abazi në intervistën e tij në Syri TV.

Lidhur me shembjen e Teatrit dhe dhunës policore ndaj artistëve, gazetarëve dhe qytetarëve, Abazi u shpreh se, përgjegjësit “duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe politike”.