Bojken Abazi: Shqipëria rrezikon të humbasë territor me paktin detar - Gazeta Express
string(67) "bojken-abazi-shqiperia-rrezikon-te-humbase-territor-me-paktin-detar"

Bojken Abazi: Shqipëria rrezikon të humbasë territor me paktin detar

Gazeta Express

28/10/2020 9:11

I ftuar në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, me Enkel Demin, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi foli për çështjen e detit me Greqinë.

Mes të tjerash Abazi tha se Shqipëria është në një situatë të ngjashme si në vitin 2009, ku u nënshkrua marrëveshja, e cila më as u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, aktualisht kjo gjykatë nuk është funksionale dhe para zgjedhjeve të 25 prillit rrezikojmë të humbasim territor detar.

Lexo Edhe:

“Problemi është pak delikat dhe duhet shtuar në një mënyrë të tillë që ta kemi të qartë. Jemi në një situatë me Greqinë ku kufijtë janë përcaktuar. Greqia ka dashur ta hapë këtë temë e ka nisur në vitin 2007. Në atë kohë Greqia shfrytëzoi rastin dhe dy muaj para zgjedhjeve në 2009 pati një marrëveshje që ishte e dëmshme. Jemi në një situatë të ngjashme, në një qeveri të korruptuar. Nuk ka gjykatë kushtetuese dhe jemi në mes të pandemisë, jemi në një rrezik të madh që para zgjedhjeve mund të humbasim territor detar. Meqenëse Greqia ka një deklaratë të depozituar që në 2015 atëherë do i trajtojë ato çështje në gjykatë ndërkombëtare. Por ka një mënyrë për ta anashkaluar këtë dhe është aneksi 5. Që është zhvillim i marrëdhënieve ndërkombëtare. Duhet të rezervojmë të drejtën e kontestimin dhe këtë gjë qeveria Rama nuk po e përmend por po i jep të drejtë Greqisë. Nuk po shikojmë një përpjekje këmbëngulëse”, tha ai.

Më tej ai tha se nuk ka pse çështja e detit dhe ligji i luftës të trajtohen bashkë. Sipas tij nuk ka pse të japim territor detar për heqjen e ligjit të luftës.

“Këto dy çështje nuk duhet të lidhen. Ne nuk kemi asnjë ndikim në politikat e brendshme greke. Nuk ka pse e të japim territor detar për heqjen e ligjit të luftës. Më e rrezikshme që mund të ndodhë nëse në atë trakt shkruhet që çështjet e nderit do të trajtohen vetëm në Hagë. Kjo është e rrezikshme. Në gjykatë ndërkombëtare palët nuk mund të çojnë asnjë çështje nëse palët nuk bien  dakord paraprakisht. Ka një tentativë këtu që mund të ndalet, por është e domosdoshme që të flasin edhe palët e tjera’, theksoi Abazi.