Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjet” është i ftuar në “Pressing” të T7, ku tha se në Kosovë fisi Kelmendi për nga numri është më i madhi.
“Kelmendi edhe nga ana demografike është fisi më i madh edhe në Malësi të Shqipërisë, në numër është më i madh se gjitha fiset e tjera sepse kap shqiptarët e Malit të Zi dhe shqiptarët në Kosovë dhe Shqipërisë. Vatra e Kelmendit është zona ku është sot kufiri Shqipëri-Mali i Zi”, tha ai në Pressing, transmeton Express.
“Është linjë e sigurtë dardane”, tha ai për fisin Kelmendi.
“Kelmendi ka shpërndarje goxha të madhe, kuptohet në Rugovë dhe zonat e Dukagjinit. Edhe në Shqipëri ka një shpërndarje, deri në Lezhë”, Bojaxhi.