Bojaxhi: Bytyqët dhe Kabashët nga Kosova vijnë nga Puka, kanë gjene të gotëve - Gazeta Express
string(75) "bojaxhi-bytyqet-dhe-kabashet-nga-kosova-vijne-nga-puka-kane-gjene-te-goteve"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2023 22:15

Bojaxhi: Bytyqët dhe Kabashët nga Kosova vijnë nga Puka, kanë gjene të gotëve

Lajme

Gazeta Express

26/12/2023 22:15

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjet” është i ftuar në “Pressing” të T7, ku tha se një pjesë e fisit Bytyqi dhe fisi Kabash janë linje gote.

“Fisi Bytyqët është një nga linjat më të mëdha të popullatës shqiptare, është linjë e Dardanisë, mund të jetë edhe linjë e malësisë e Rrafshit të Dukagjinit. Ka shumë figura historike”, u shpreh ai.

“Një pjesë e Bytyqve janë nga Puka, janë linjë gote. Bytyqët e Tropojës janë linje dardane” tha Bojaxhi.

“Fisi Kabash dhe Kçir janë linjë gote”, tha ai në Pressing, transmeton Express.

“Morina është fis heterogjen, ka shumë familje me mbiemër Morinë. Është në zonën midis kufirit Shqipëri-Kosovë”, u shpreh Bojaxhi më tej.

“Kryeziu ka linja të ndryshme”, shtoi ai.