Boikeni i “Grupit të Tiranës” i përgjigjet Abdixhikut: Djali i dashuruar në Zajednicë - Gazeta Express
string(82) "boikeni-i-grupit-te-tiranes-i-pergjigjet-abdixhikut-djali-i-dashuruar-ne-zajednice"

Boikeni i “Grupit të Tiranës” i përgjigjet Abdixhikut: Djali i dashuruar në Zajednicë

Lajme

Gazeta Express

04/02/2023 15:57

Një intervistë e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku e dhënë në emisionin Pressing në T7 ku kërkonte që të verifikohej ai që e quan “Grupi i Tiranës” meqë nxisin qëndrime anti-amerikane ka rezultuar me reagime të ashpra të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana.

Pas Elvis Hoxhës dhe Hysamedin Ferajt të cilët e kanë quajtur Abdixhikun “skizofren i vogël” ka reaguar edhe anëtari tjetër i VV-së nga Tirana, Boiken Abazi.

Lexo Edhe:

Abazi ka thënë se VV e kishte ndalur Asociacionin në vitin 2015 dhe se do ta ndalë edhe tani, derisa ka thënë se e përshëndet Abdixhikun me një fotografi nga Tirana duke e quajtur edhe “djali i dashuruar me Zajednicën”

“Zajednicën e ndalëm në vitin 2015, do ta ndalim edhe tani. Një foto përshëndetëse nga Tirana për Lumirin, djalin e dashuruar me Zajednicën”, ka shkruar Abazi.