Bogujevci, Haziri dhe Lahu janë tre kandidatët e VV’së nga Podujeva - Gazeta Express
string(65) "bogujevci-haziri-dhe-lahu-jane-tre-kandidatet-e-vvse-nga-podujeva"

Bogujevci, Haziri dhe Lahu janë tre kandidatët e VV’së nga Podujeva

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 22:43

  Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu janë tre kandidatët që morën dritën jeshile për t’u futur në listën për deputetë të Vetëvendosjes nga Podujeva.

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë sot e ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatët dhe më të votuarit ishin këta tre, njofton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

“Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces transparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu”, u tha në njoftim.

VV ka zyrtarizuar kandidatët për deputetë edhe në Prishtinë, Vushtrri, Therandë, Mitrovicë dhe Prizren.

Albin Kurti do të jetë në listë së bashku me Albulena Haxhiun edhe pse të dy janë dënuar në vitin 2018 nga gjykata për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. /Express/