Bogojeski: 13 gushti 2001 – Dita e Fitores së Radushës - Gazeta Express
string(51) "bogojeski-13-gushti-2001-dita-e-fitores-se-radushes"

Maqedoni

Gazeta Express

14/08/2025 12:46

Bogojeski: 13 gushti 2001 – Dita e Fitores së Radushës

Maqedoni

Gazeta Express

14/08/2025 12:46

Petar Bogojeski, në emër të partisë “Koncepti Maqedonas”, ka uruar qytetarët e Maqedonisë për, siç e quan ai, “Ditën e Fitores” – 13 gushtin 2001.

Sipas tij, kjo datë shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë e re të vendit, kur forcat e sigurisë maqedonase në betejën e Radushës “ndaluan okupimin dhe sulmin terrorist nga UÇK-ja, si dhe tentimin për helmimin e Shkupit përmes marrjes së burimit të ujit në Rashçe”.

Bogojevski deklaroi se me “trimëri dhe sakrificë, mbrojtësit ruajtën integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, duke mposhtur një armik numerikisht më të madh” dhe se kjo fitore “hapi rrugën për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian”.

Ai përsëriti kërkesën që kjo ditë të shpallet festë shtetërore dhe mbrojtësit e Radushës të dekorohen me çmime të larta shtetërore.

“Qoftë i gëzuar Dita e Fitores! Rroftë Maqedonia!”, përfundoi Bogojevski.