‘Bodyguard-i’ i përplasi djalit derën e makinës aksidentalisht, kështu reagoi Angelina Jolie
Rozë
Gazeta Express
23/09/2023 8:26
Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një video, ku shfaqet aktorja e njohur Angelina Jolie e cila zbret nga makina.
Deri këtu çdo gjë duket në rregull. Pas saj ishte edhe djali i saj i madh, i cili po ashtu do të dilte nga makina, por aksidentalisht ‘security’ e përplas derën drejt tij.
Këtë situatë, Jolie diti si ta menaxhonte, duke e marrë djalin e saj pa bërë asnjë lloj reagimi.