Bodo/Glimt trondit Interin me fitore të jashtëzakonshme në playoffin e Champions League - Gazeta Express
string(87) "bodo-glimt-trondit-interin-me-fitore-te-jashtezakonshme-ne-playoffin-e-champions-league"

Sport

Gazeta Express

18/02/2026 22:59

Bodo/Glimt trondit Interin me fitore të jashtëzakonshme në playoffin e Champions League

Sport

Gazeta Express

18/02/2026 22:59

Bodo/Glimt shkroi një nga surprizat më të mëdha të këtij sezoni në play-off i Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Inter Milan me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë.

Norvegjezët nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaluan në epërsi në minutën e 20-të, kur Sondre Fet shfrytëzoi një pasim perfekt nga Kasper Hogh për të shënuar për 1-0 dhe ndezur tribunat e stadiumit.

Inter barazoi në minutën e 30-të përmes Francesco Pio Esposito pas një rrëmuje në zonë. Goli u konfirmua pas kontrollit të VAR-it, duke rikthyer shpresat për skuadrën zikaltër.

Pjesa e dytë i takoi plotësisht Bodo/Glimt. Në minutën e 61-të, Jens Hauge shënoi për 2-1 pas një asistimi të Hogh, dhe vetëm tri minuta më vonë, vetë Hogh realizoi për 3-1 pas një pasimi të Ole Blomberg, duke vulosur rezultatin.

Inter pati disa mundësi, përfshirë një shtyllë nga Matteo Darmian dhe disa pritje vendimtare të portierit Nikita Haikin, por nuk arriti të rikthehej.

Ky sukses historik i Bodo/Glimt vendos norvegjezët në një pozicion të favorshëm për kualifikim në fazën tjetër, ndërsa Interi do të duhet të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit. Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë për karakterin dhe efikasitetin e kampionëve të Norvegjisë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement