Boçet plot në prag të vjeljes, të pathënat e drogës që rriste Enca - Gazeta Express
string(65) "bocet-plot-ne-prag-te-vjeljes-te-pathenat-e-droges-qe-rriste-enca"

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2023 12:11

Boçet plot në prag të vjeljes, të pathënat e drogës që rriste Enca

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2023 12:11

Policia ka arrestuar sot këngëtaren e njohur Ruensa Haxhia, e njohur me emrin e artit si Enca.

Këngëtarja 27-vjeçare u arrestua së bashku me të dashurin e saj, pasi në vilën luksoze të saj, u gjetën 5 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.

Lexo Edhe:

Siç duket dhe nga fotot e bëra publike nga Policia e Shtetit, bimët naroktike duken në një gjendje shumë të mirë dhe gati për kultivim.

Por, si ka arritur Enca, e cila merret me muzikë, të rrisë kaq shëndetshëm për këta bimë që duan kujdes specifik?

Duke qenë se ajo banon në një vilë në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë, ballkoni i banesës ka hapësirë të mjaftueshme. Sigurisht dhe klima e ngrohtë dhe pa reshje e ka favorizuar.

Bimët kërkojnë të paktën tetë orë rrezet e diellit direkte, mundësisht nga ora 10 e mëngjesit deri në 4 pasdite, për të arritur rritje optimale.

Zakonisht, për të marrë ‘frytet” nga kjo bimë, duhen 4-8 muaj.  Duke qenë se Enca ka jetuar në Dubai deri para pak javësh, nuk dihet kush është kujdesur kaq mirë për to./albeu.com