BMW e emëron një serb në krye të kompanisë, për ta luftuar Teslan kineze - Gazeta Express
string(72) "bmw1-e-emeron-nje-serb-ne-krye-te-kompanise-per-ta-luftuar-teslan-kineze"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 15:41

BMW e emëron një serb në krye të kompanisë, për ta luftuar Teslan kineze

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 15:41

BMW ka emëruar Milan Nedeljkoviq, veteran i kompanisë me 30 vite përvojë, si CEO-n e ri, për të zëvendësuar shefin afatgjatë Oliver Zipse, ndërsa prodhuesi gjerman i automobilave po mbështetet tek një gjeneratë e re veturash elektrike për t’u përballur me tarifat amerikane, konkurrencën kineze dhe Teslan.

Ky vendim, i cili nuk ishte i papritur duke qenë se Zipse 61-vjeçar tashmë ka kaluar moshën e zakonshme të pensionimit, do ta vendosë një nga arkitektët e gamës së re të veturave elektrike “Neue Klasse” në krye të kompanisë, në një kohë kur modele të lira kineze po e mbingarkojnë tregun, raporton Reuters.

Nedeljković, 56 vjeç, do të marrë drejtimin më 14 maj dhe pritet të udhëheqë BMW-në sërish drejt rritjes së shitjeve, veçanërisht në Kinë, tregun më të madh të automobilave në botë.

“Suksesi i epokës së Nedeljković do të vendoset në Kinë,” tha Moritz Kronenberger, menaxher portofoli në Union Investment, aksionare e BMW-së.

Ai po ashtu i bëri thirrje BMW-së të avancojë më tej në drejtimin autonom, duke thënë se aftësia e Nivelit 3 – ku vetura kryen shumë detyra, por shoferi duhet të jetë i gatshëm të marrë kontrollin – duhet të zgjerohet në të gjithë gamën në të ardhmen për të mbajtur hapin me Teslan.

Aksionet e BMW-së, të cilat janë rritur gati 25% këtë vit dhe afro 50% që nga koha kur Zipse mori drejtimin në vitin 2019, ndryshuan shumë pak pas lajmit, duke sinjalizuar se investitorët presin vazhdimësi.

Më shumë se tre dekada në BMW

Ky ndryshim e bën BMW-në prodhuesin e dytë gjerman të automobilave që emëron një CEO të ri muajt e fundit, përballë sfidave të industrisë, pas Porsche-s që zgjodhi ish-shefin e McLaren, Michael Leiters.

Nedeljković, aktualisht shef i prodhimit, iu bashkua BMW-së në vitin 1993 dhe ka qenë figura qendrore në zhvillimin e platformës së veturave elektrike Neue Klasse (“Klasa e Re”).

“Neue Klasse përfaqëson hapin më të madh që BMW ka bërë ndonjëherë në investime dhe teknologji, dhe për këtë arsye ne mendojmë që është pozitive që një nga arkitektët kryesorë të saj do ta udhëheqë kompaninë teksa ajo zbatohet gjithnjë e më shumë,” thanë analistët e Bernstein.

Nedeljković, me prejardhje serbe, studioi inxhinieri mekanike në Gjermani dhe në Cambridge, Massachusetts, dhe nga një praktikant u ngjit në bordin menaxherial në vitin 2019.

Advertisement
Advertisement
Advertisement