Inteligjenca Artificiale po zë vend të shpejtë në një numër fushash të jetës.
Këtij trendi nuk po mund t’i shpëtoj as sektori i automobilizmit.
Madje raportohet se gjiganti bavarez BMW po përpiqet që duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale të përgatis dizajnet e reja të automjeteve.
Shefi i dizajnit të firmës, Adrian van Hooydonk, tha kohët e fundit në një intervistë se IA është përdorur tashmë në detyra të ndryshme të projektimit.
“Ne po eksperimentojmë me të në dizajn, për shembull në dizajnin e rrotave”, ka thënë Hooydonk për TopGear.
“Mund të vendosni disa parametra – si për shembull, dëshironi një rrotë me pesë cepa, duhet të peshojë vetëm kaq, duhet të jetë 20 inç dhe më pas kompjuteri fillon të gjenerojë ide për ju”
A mund të mbështeteni në AI për dizajne të plota të makinave?
Jo, pasi teknologjia përdor imazhe dhe skica që janë të disponueshme në internet dhe i kombinon ato në mënyra të ndryshme për të gjeneruar dizajne të reja.
Ndërsa kjo tingëllon si shumë argëtuese për ne, Hooydonk thjesht thotë se rezultati duket si diçka që e keni parë tashmë. /Shqip.com
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...