BMW do të prezantojë së shpejti gjeneratën e re të X3
AutoTech
Gazeta Express
27/11/2023 21:34
BMW është duke përgatitur gjeneratën e re
të modelit X3, kurse disa prototipe tashmë janë kapur duke u testuar.
Këtë dizajn e ka ofruar Sugar Design dhe është
i bazuar në prototipet që deri më tani janë parë.
Gjykuar nga ky “render”, BMW do të heq dorë
nga formësimi i linjave drastike, pra nuk do të ketë linja agresive siç jemi
mësuar t’i shohim më parë në gamën e gjerë të modeleve të prodhuesit bavarez.
Ndryshe modeli i ri i X3 do të duhej të
prezantohej në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Ata klasikë dhe me naftë do
të duhej të mbesnin në ofertë së bashku me ata hibrid në kuadër të platformës
CLAR.
Në anën tjetër, versioni plotësisht elektrik
iX3 do të prezantohet ndaras, e do të bazohet në Neue Klasse.