Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha sot se presidenti i PL-së Ilir Meta prej 10 muajsh po mbahet në burg pa asnjë fakt penal.
Duke e konsideruar izolimin e Metës si “politik”, Blushi tha edhe gjykata është bërë palë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.“Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prej 10 muajsh, ndodhet në burg jo për shkak të ligjit, por të politizimit ekstrem të SPAK-ut dhe shantazhit institucional që Prokuroria e Posaçme ushtron mbi gjykatat speciale, përmes përgjimit permanent të gjyqtarëve dhe familjarëve, duke cenuar në mënyrë flagrante pavarësinë e tyre në vendimmarrje”, u shpreh Blushi.Sipas Blushit, gjatë kohës që Meta është mbajtur i burgosur “nuk është zbuluar dhe paraqitur asnjë provë reale ligjore që të vërtetojë ndonjë veprim të paligjshëm të Meta”.Deputeti i zgjedhur i PL-së nënvizoi se “alibia e “dëshmitarëve të paqëndrueshëm” kundër Ilir Metës nuk provon gjë tjetër veçse ata janë pengje të SPAK-ut”.“Ilir Meta, pa pushtet ekzekutiv, pa asnjë instrument presioni dhe pa mandat deputeti nuk ka asnjë fuqi intimiduese ndaj kërrkujt. Ndaj gjykata për rastin e Metës duhet të argumentonte për çfarë dëshmitarësh bëhet fjalë”, tha Blushi.Blushi shtoi se “nuk ka asnjë dëshmitar, që të jetë i PL, jo se jo, që e fajëson Ilir Metën apo që e bën përgjegjës në raport me ligjin”.“Presioni ndaj gjyqtarit nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga SPAK, afërmendsh që do prodhojë bërjen palë të tij me SPAK në këtë proces, duke riprodhuar po afërmendsh të njëjtën alibi për “provat e gjalla të paqëndrueshme”, që më pas kthehet në “argument” ligjor për të mbajtur Ilir Metën në paraburgim politik”, tha Blushi.