Bllokohet magjistralja Prishtinë-Ferizaj pas një aksidenti të rëndë, njëra veturë bie poshtë rrugës - Gazeta Express
string(99) "bllokohetd-magjistralja-prishtine-ferizaj-pas-nje-aksidenti-te-rende-njera-veture-bie-poshte-rruges"

Bllokohet magjistralja Prishtinë-Ferizaj pas një aksidenti të rëndë, njëra veturë bie poshtë rrugës

Lajme

Gazeta Express

14/12/2024 19:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku dy vetura janë përplasur mes vete. Njëra prej tyre ka përfunduar poshtë rrugës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Ende nuk dihet sa persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Sipas lexuesve të Gazetës Express autoambulanca është parë në vendin e ngjarjes dhe e njejta ka lëvizur drejt Prishtinës.

Lexo Edhe:

Gjithashtu aty janë edhe ekipa e zjarrfikësve.

Ky aksident ka shkaktuar të kolona të gjata duke e bllokuar magjistralen Prishtinë-Ferizaj. E njejta s’pritet të lirohet edhe për rreth një orë.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur lidhur me rastin.