string(74) "bllokohet-rruga-prej-veternikut-ne-fushe-kosove-per-shkak-te-nje-aksidenti"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 14:17

Bllokohet rruga prej Veternikut në Fushë Kosovë për shkak të një aksidenti

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 14:17

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është bllokuar pjesa e rrugës nga nyja lidhëse e autoudhës nga rrethrrotullimi në Veternik e deri në kyçje të rrugën Fushë Kosovë- Pejë, në Bresje. Kjo për shkak të një aksidenti.

“Në rrugën nyja lidhëse e Autoudhës  nga rreth rrotullimi (te pompa e derivateve të naftës Shelli në lagjen Veternik, Prishtinë e deri në kyqje të rrugës Fushë Kosovë- Pejë, në Bresje të Fushë Kosovës, në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës, si rezultat I aksidentit te ndodhur është duke funksionuar vetëm një shirit I komunikacionit andaj dhe ka një mbingarkesë të konsiderueshme në këtë aks rrugor.”

Policia i ka lutur qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative.

“Duke pasë parasysh këtë, lusim qytetaret të cilet e shfrytrezojnë këtë segment rrugor, të shfrytezojnë rrugët alternative të cilat dërgojnë në drejtim të Pejës dhe Fushë Kosovës . Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet për ri-aftesim të plotë të këtij segmenti.”