Bllokohet qarkullimi në Llogara, një kamion ngec ne mes të rrugës - Gazeta Express
string(64) "bllokohet-qarkullimi-ne-llogara-nje-kamion-ngec-ne-mes-te-rruges"

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2022 12:15

Bllokohet qarkullimi në Llogara, një kamion ngec ne mes të rrugës

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2022 12:15

Rruga në Qafë Llogara për momentin është bllokuar pasi një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga duke u bërë pengesë për kalimin e makinave të tjera.

Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Çezma”,  ku kamioni për shkak të borës në rrugë ka rrëshkitur.

Lexo Edhe:

Ndërkohë uniformat blu kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve  dhe bëjnë apel që këtë aks të mos e përdorin për momentin.

“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.

⚠Në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”,  një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është  bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet  për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.