Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se sot, në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9, në segmentin Kijevë-Dollc, do të kryhen gërmime shkëmbore.
Për këtë arsye, do të ketë pengesa në qarkullim në këtë pjesë të rrugës.
“Prej nyjës së Gjakovës në Klinë deri te nyja e rrugës për Gjurgjevik, ndërprerja do të nisë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e pastrimit dhe hapjen e rrugës. Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë drejtim gjatë kësaj kohe, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftim.