Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë - Gazeta Express
string(73) "bllokohet-kalimi-i-automjeteve-ne-qafe-bote-lejohet-vetem-kalimi-ne-kembe"

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 9:23

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 9:23

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës mëngjesin e kësaj të enjteje është pezulluar përkohësisht.

Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat. Ende nuk ka detaje mbi arsyet e arrestimit.

Pikës greke i është vënë shiriti i policisë, megjithatë qarkullimi për këmbësorët vijon normalisht vetëm pa bagazhe.

Një situatë e tillë vijon që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.