string(86) "bllokohen-votat-e-greqise-nga-diaspora-kqz-pranon-kerkesen-e-pd-balla-shkelje-e-ligjit"

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2025 8:08

Bllokohen votat e Greqisë nga diaspora, KQZ pranon kërkesën e PD, Balla: Shkelje e ligjit

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2025 8:08

Me nisjen e numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik në Tiranë, ka pasur një përplasje lidhur me votat e ardhura nga Greqia. Partia Demokratike ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të numërimit të rreth 52 mijë zarfeve që vijnë nga ky shtet, duke pretenduar se ato janë plotësuar jo nga emigrantët, por nga persona të lidhur me Partinë Socialiste.

PD ka urdhëruar numëruesit e saj të lënë mënjanë çdo zarf nga Greqia, ndërsa PS e ka cilësuar këtë veprim si të paligjshëm. Deputeti Taulant Balla akuzoi publikisht drejtoreshën e Votimit nga Jashtë në KQZ, Jona Josifi, për shkelje të ligjit dhe paralajmëroi kallëzim penal ndaj saj.

Ndërkohë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi se PD nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete për manipulim të votës nga Greqia, por pavarësisht kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pezullojë përkohësisht numërimin e këtyre votave. Procesi i numërimit do të vijojë me votat e shteteve të tjera.