Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë, gjobiten drejtuesit - Gazeta Express
string(57) "bllokohen-dy-mjete-lundruese-ne-vlore-gjobiten-drejtuesit"

Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë, gjobiten drejtuesit

Shqiperi

Gazeta Express

09/06/2023 13:07

Dy mjete lundruese, një gomone dhe një skaf janë bllokuar në Sarandë dhe Vlorë, në kuadë të kontrollove për sigurinë gjatë vijës bregdetare.

Drejtuesi i gomones është ndëshkuar me 100 000 lekë të rinj pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke lundruar në një zonë të ndaluar.

Lexo Edhe:

Gjithashtu edhe drejtuesi i skafit është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë të rinj pasi nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve me dokumentacionin përkatës.