string(38) "bllokohen-41-mjete-lundruese-ne-ksamil"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:35

Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:35

41 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri.

Policia bën me dije se janë bllokuar 7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe. Gjithashtu mësohet se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan për shkeljet si vijojnë:

3 për shkelje të perimetrit të sigurisë – masa administrative 100 000 lekë secili;
2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord – masa administrative 30 000 lekë secili;
1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë – masa administrative 100 000 lekë;
1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues – masa administrative 20 000 lekë;
34 për mungesë të dokumentacionit në bord – masa administrative 10 000 lekë secili.