Bllokimi nga koronavirusi ndikon mirë për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru - Gazeta Express
string(80) "bllokimi-nga-koronavirusi-ndikon-mire-per-semundjet-e-zemres-dhe-goditjet-ne-tru"

Bllokimi nga koronavirusi ndikon mirë për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru

Gazeta Express

16/05/2020 19:14

Nga një vëzhgim gjatë pandemisë është vënë re numri i ulët i pacientëve që vijnë në urgjencat e spitaleve nga sulmet akute të zemrës ose goditjet në tru.

Ndoshta ngadalësimi i jetës sonë  nga bllokimi i detyruar për shkak të koronavirusit, madje edhe ajri i pastër si pasojë e zvogëlimit të trafikut, po na ndihmojnë të mos kemi sulme të zemrën apo goditje në tru.

Lexo Edhe:

Bllokimi nga koronavirusi mund të na ushqejë zakone dhe stile të reja më të shëndetshme.

Ritmi i zemrës është një tregues i mirë për shëndetin e zemrës – sa më e ulët të jetë ritmi i zemrës tuaj, aq më mirë është.

Kohëzgjatja e gjumit është rritur dhe njerëzit shkojnë në shtrat më herët se normalja dhe flenë më gjatë.

Prof John Wright, mjek, epidemiolog dhe drejtues i Institutit Bradford për Kërkime Shëndetësore ka treguar se pas bllokimit, njerëzit po i kushtojnë më shumë rëndësi ushtrimeve fizike, vrapit, ecjes etj sepse kanë më shumë kohë. Kjo bën që shëndeti i tyre të përmirësohet.

Një faktor mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit është edhe regjimi i gjumit, ku pas bllokimit, njerëzve i është krijuar mundësia të flenë më shumë gjatë orëve të mëngjesit. Zgjimi herët nuk është domosdoshmërisht efektiv për shumë njerëz të cilët nuk mbushin orarin e duhur të gjumit. Gjumi i mirë sjell përftime përsa i përket sëmundjeve të zemrës dhe sistemit imunitar.

Njerëzit pas bllokimit janë bërë edhe më të ndërgjegjshëm për ilaçet që pijnë, duke mos i neglizhuar dhe duke përmirësuar shëndetin e tyre.