Bllokimi i kosovarëve  në pika kufitare, Brukseli i reagon Serbisë: Shkelje, të respektohet menjëherë marrëveshja për liri të lëvizjes - Gazeta Express
string(130) "bllokimi-i-kosovareve-ne-pika-kufitare-brukseli-i-reagon-serbise-shkelje-te-respektohet-menjehere-marreveshja-per-liri-te-levizjes"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 17:15

Bllokimi i kosovarëve  në pika kufitare, Brukseli i reagon Serbisë: Shkelje, të respektohet menjëherë marrëveshja për liri të lëvizjes

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 17:15

Një ditë pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës nga Asambleja Parlamentare, Serbia sot vendosi të mbajë të bllokuar qindra qytetarë të Kosovës nëpër pikat e saj kufitare. Për këtë ka reaguar Bashkimi Europian, duke e cilësuar si shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se janë të informuar mbi situatën, e cila, sipas tij, përbën shkelje të marrëveshjes.

Lexo Edhe:

“Jemi në dijeni të situatës dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, tha Stano.

Ai ka përsëritur që edhe Kosova edhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e marra në dialog dhe tha se Unioni pret që të dyja vendet të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e dialogut.

“Ne presim që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese. Ne gjithashtu presim që palët të sigurojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e dialogut dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin”.

Që nga mëngjesi, më shumë se 300 qytetarë të Kosovës që ishin duke udhëtuar janë ndaluar në pikat kufitare me Serbinë.

Për këtë kanë reaguar krerët e shtetit, ndërsa iu kanë kërkuar qytetarëve që të evitojnë kalimin nëpër Serbi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se për këtë çështje ka informuar zëdhënësin e BE-së, Miroslav Lajçak.