Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), në bazë të vendimit të përbashkët të Kryesisë dhe Këshillit të LSM-së, organizon protestë me bllokadë më datë 10.02.2026 (e martë), para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke filluar nga ora 09:00.
Bllokada do të shtrihet në rrugët “11 Tetori” dhe “Dame Gruev”.
Arsyet e protestës:
Reagimi ndaj pabarazisë: Ndërkohë që kërkesat e punëtorëve shpërfillen, deputetët gëzojnë rritje pagash prej 79%, me mundësi për rritje shtesë prej 21.8% (përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rritjes së pagës mesatare). Është e turpshme që për deputetët parashihen të paktën 250 euro rritje, ndërsa për punëtorët as 25 euro.
Qëllimi i bllokadës: Përmes këtij veprimi, punëtorët do të pamundësojnë deputetët që atë ditë të arkëtojnë shpenzime rrugore (të cilat kalojnë 100 euro në ditë), duke i detyruar ata të vijnë në punë në këmbë ose me transport publik, ashtu siç bëjnë punëtorët.
Hapat e mëtutjeshëm: LSM kërkon votimin urgjent për rritjen e pagave të punëtorëve dhe uljen e pagave të funksionarëve. Nëse heshtja vazhdon, do të nisin mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve për të ndryshuar ligjin me iniciativë qytetare.
*> Gjatë protestës do të lejohet lëvizja e lirë për Ndihmën e Shpejtë, Zjarrfikësit dhe Policinë. LSM u kërkon ndjesë qytetarëve për pengesat në qarkullim, duke siguruar se çdo rast urgjent do të lejohet të kalojë.
tag_katrorimaqedoni_2