string(78) "bllokada-vazhdon-kur-nuk-leviz-asnje-gur-berisha-jam-kunder-votimit-te-fshehte"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 19:45

“Bllokada vazhdon kur nuk lëviz asnjë gur”, Berisha: Jam kundër votimit të fshehtë

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 19:45

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptian tha se si parti dëshirojnë të kenë një qeveri të qëndrueshme.

“Plani jonë dhe për çka jemi ne tash të thirrur, do të donim ta kishim një qeveri të qëndrueshme, që t’i ketë numrat, që na jep një qëndrueshmëri dhe siguri më të gjatë. Jam ithtar të asaj që t’i kemi qysh tash numrat për zgjedhjen e presidentit, pasi rrezikojmë edhe në atë kohë të shkojmë në zgjedhje”.

Tutje, Berisha përsëriti qëndrimin e tij rreth votimit të fshehtë për të zgjedhur kryesinë e Kuvendit, e i cili është kundër.

Ai madje shton se bllokada që ka kapluar Kuvendin e Kosovës, do të vazhdojë nëse nuk ‘lëviz asnjë gur’.

“Shumë do të doja të kishte një situatë tjetër, shumë do të do të doja që nesër të zgjidhej kryesia e Kuvendit, por për momentin që po flasim nuk ka, sepse do të informohesha, sepse bllokada vazhdon kur nuk lëviz asnjë gur nga vendi. Unë vazhdoj të jem kundër Komisionit që na jep mundësinë të votojmë fshehur dhe jam pro një kryesie që propozohet nga partia që ka shumicën”, tha Berisha në Info Magazine te Klan Kosovës.