Analisti politik, Albert Krasniqi, ka paralajmëruar për polarizim e prodhim të temave artificiale nga Lëvizje Vetëvendosje para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai thotë se në këto zgjedhje po hyhet me tri tema kryesore që po e dominojnë debatin publik: fajtori për bllokadën financiare, kush është me Listën Srpska dhe kush është kundër diasporës.
“Të tria këto tema janë artificialisht të prodhuara nga LVV me qëllim krijimin e polarizimit që mobilizon elektoratin. Skema është e njëjtë: propozohet një veprim i jashtëligjshëm, i paketuar si “për të mirën publike”, ndërkohë që qëllimi i vërtetë është të provokohet kundërshtimi dhe më pas të fajësohen partitë opozitare”, tha Krasniqi.
Krasniqi shtoi se “po fabrikohen kriza politike për t’i shitur si beteja patriotike, po krijohet pasiguri dhe jostabilitet për të përfituar politikisht”.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, veçse ka nisur fushatën me këto tema.
Në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij ai tha se partitë që ishin në opozitë kanë nisur luftë ndaj mërgatës dhe se “beteja e tyre ka gjetur duket një armik të ri, që është mërgata jonë”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme po hyjmë me tri tema kryesore që dominojnë debatin publik:
1. Kush është fajtor për bllokadën financiare?
2. Kush është “me Listën Serbe”?
3. Kush është kundër votimit të diasporës?
Të tria këto tema janë artificialisht të prodhuara nga LVV me qëllim krijimin e polarizimit që mobilizon elektoratin. Skema është e njëjtë: propozohet një veprim i jashtëligjshëm, i paketuar si “për të mirën publike”, ndërkohë që qëllimi i vërtetë është të provokohet kundërshtimi dhe më pas të fajësohen partitë opozitare.
Po fabrikohen kriza politike për t’i shitur si beteja patriotike, po krijohet pasiguri dhe jostabilitet për të përfituar politikisht.
Në vend të zgjidhjeve – po prodhohet krizë.
Në vend të përgjegjësisë – po prodhohet fajësim.
Në vend të stabilitetit – po prodhohet polarizim.
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...