Bllokada në Kuvend, Rohde i shkon Osmanit në zyrë - Diskutohen implikimet e moskonstituimit të institucioneve - Gazeta Express
string(106) "bllokada-ne-kuvend-rohde-i-shkon-osmanit-ne-zyre-diskutohen-implikimet-e-moskonstituimit-te-institucioneve"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 17:32

Bllokada në Kuvend, Rohde i shkon Osmanit në zyrë – Diskutohen implikimet e moskonstituimit të institucioneve

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 17:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin Gjermanisë në Kosovë,  Jorn Rohde, ku ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te procesi i konstituimit të institucioneve të reja.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se, të dy ata kanë diskutuar për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin.

‘‘Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin gjerman Jörn Rohde

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde.

Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te procesi i konstituimit të institucioneve të reja. Me këtë rast, u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin’’, ka njoftuar Presidenca.

Tutje, bëhet e ditur po ashtu edhe se në takim Osmani e Rohde kanë folur edhe për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani,

‘‘Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë’’, shtohet në njoftim.

Në fund, presidentja ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

‘‘Presidentja Osmani falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve’’, përfundohet në njoftim. /GazetaExpress