Bllokada në Kuvend godet 17 institucione të pavarura - Gazeta Express
string(52) "bllokada-ne-kuvend-godet-17-institucione-te-pavarura"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 8:01

Bllokada në Kuvend godet 17 institucione të pavarura

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 8:01

Kriza institucionale e krijuar tash gati gjashtë muaj ka goditur një numër institucionesh të pavarura, ndër to institucionin e Avokatit të Popullit katër anëtarë të së cilit përfshirë edhe vetë avokatin, u ka kaluar mandati si dhe Komisioni i Pavarur i Mediave organ ky tashmë me bord jofunksional si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit.

Por jo vetëm Avokati i Popullit e KPM-ja. Nga bllokada në Kuvend pësuan edhe një numër institucionesh të tjera.

Në listën e institucioneve të pavarura të cilat funksionojnë me mungesa të anëtarëve ose janë jofunksionale bëjnë pjesë edhe Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, RTK-ja, Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e të tjera.

Grafika: Institucionet që pësuan nga bllokada në Kuvend

  • Gjykata Kushtetuese
  • Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës
  • RTK-ja
  • Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës
  • Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e të tjera.

Në  Institutin e Kosovës për Drejtësi paralajmërojnë rritje të numrit institucioneve jofunksionale në rast se vazhdon bllokada në Kuvend.

“17 institucione të pavarura janë duke funksionuar me përbërje jo të plotë, katër prej tyre janë jofunksionale, në pamundësi të marrjes së vendimeve. Nëse vazhdon kjo situatë mund të rritet numri i institucioneve  që s’mund të marrim vendime”, tha Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Drejtori i Oda Consulting, politologu Erblin Hoxha ndërkaq thotë se me mosfunksionim të Kuvendit shumë institucione të pavarura kanë mbetur edhe pa mbikëqyrje.

“Mungesa e mbikëqyrjes së këtyre institucioneve  mund të çojë në keqpërdorime të ndryshme”, tha Hoxha.

Gjykata Kushtetuese së fundmi konstatoi se në mungesë të një nënkryetari Kuvendi nuk është konsistuar derisa deputetët kanë afat vetëm, 12 ditë për zgjedhjen e nënkryetarit serb nga hyrja në fuqi e aktgjykimit. /RTV21