Bllokada në Kuvend, Ambasada e Amerikës rikujton se afatit 30 ditor të Kushtetueses po i vjen fundi - Gazeta Express
string(98) "bllokada-ne-kuvend-ambasada-e-amerikes-rikujton-se-afatit-30-ditor-te-kushtetueses-po-i-vjen-fundi"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 13:49

Bllokada në Kuvend, Ambasada e Amerikës rikujton se afatit 30 ditor të Kushtetueses po i vjen fundi

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 13:49

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë lidhur me krizën institucionale dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka rekomanduar afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit dhe se kjo datë po afrohet.

“Vërejmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rekomanduar që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga vendimi i saj, dhe kjo datë po afrohet”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Ambasada rikujton se është përgjegjësi e lidershipit politik të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe të formojë institucione funksionale, Kuvendin dhe Qeverinë.

“Është përgjegjësi e liderëve politikë që ta konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë një qeveri stabile, në përputhje me Kushtetutën”.thuhet tuje në përgjigje.

SHBA-ja riafirmon mbështetjen e saj për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe shpreh gatishmëri për të punuar me qeverinë e re në përparimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur për një kohë të gjatë zhvillimin demokratik të Kosovës dhe presin të punojnë me qeverinë e ardhshme për të avancuar stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien rajonale.”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për Rtv 21.