Blinken pas takimit me Ramën: Partneriteti SHBA-Shqipëri po bëhet edhe më i thellë, u jemi mirënjohës - Gazeta Express
string(99) "blinken-pas-takimit-me-ramen-partneriteti-shba-shqiperi-po-behet-edhe-me-i-thelle-u-jemi-mirenjohes"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2021 19:35

Blinken pas takimit me Ramën: Partneriteti SHBA-Shqipëri po bëhet edhe më i thellë, u jemi mirënjohës

Lajme

Gazeta Express

13/06/2021 19:35

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ka thënë se partneriteti mes SHBA-së dhe Shqipërisë, do thellohet edhe më, me bashkëpunimin e të dyja vendeve në shumë fusha. Këto deklarime, Blinken i tha kur takoi sot Kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

”Falemnderit shumë [Edi Rama] së pari që jeni sot këtu, por çka është më e rëndësishme shumë falemnderit për punën që kemi bërë së bashku. Po vendos një shembull mjaft të fortë për të tjerët sot, për nevojën për tu siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne të punojmë me shitës të besuar. Kjo është e rëndësishme dhe mesazh shumë i fortë për t’ju treguar të tjerëve”, tha ai.

Lexo Edhe:

”Jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në fusha të ndryshme, përfshirë edhe stërvitjen Defender 21, që është përmbushur me kaq shumë sukses. Presim me padurim të merrni vendin tuaj edhe në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara, kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje në të gjitha aspektet. Ky partneritet po bëhet edhe më i fortë e më i thellë dhe ne e vlerësojmë fort udhëheqjen tuaj për ta bërë këtë”, shtoi ai.