“Blindohet” Vlora e Saranda, FNSH dhe agjentët e Antidrogës kontrolle për kapjen e personave të rrezikshëm - Gazeta Express
string(103) "blindohet-vlora-e-saranda-fnsh-dhe-agjentet-e-antidroges-kontrolle-per-kapjen-e-personave-te-rrezikshem"

“Blindohet” Vlora e Saranda, FNSH dhe agjentët e Antidrogës kontrolle për kapjen e personave të rrezikshëm

Gazeta Express

22/01/2020 23:02

Efektivë të maskuar të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me agjentë të antidrogës, po ushtrojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Sarandës.

Sipas “BalkanWeb” forcat e FNSH kanë “blinduar” gjithë Sarandën dhe po kryejnë kontrolle në akset kyçe të qytetit bregdetar në mjete të ndryshme për armë dhe drogë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe personave përdorues e trafikantë droge.

Lexo Edhe:

Aktualisht, po ushtrohen kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Spitalit”, ku po janë ndaluar për kontroll të imtësishëm një numër i madh mjetesh.