Blin Kuka regjistron suksesin më të madh të Kosovës në EYOF - Gazeta Express
string(59) "blin-kuka-regjistron-suksesin-me-te-madh-te-kosoves-ne-eyof"

Blin Kuka regjistron suksesin më të madh të Kosovës në EYOF

Sport

Gazeta Express

28/07/2023 18:49

Blin Kuka është renditur i pesti në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Ai ishte në garë për medaljen e bronztë, por nuk ia doli që ta fitojë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kuka u mposht nga spanjolli, Ramirez Perez.

Xhudisti ynë u mund për shkak të tri dënimeve të marra nga gjyqtarët dhe atë vetëm në kohën kur lufta zhvillohej për shënim të artë.

Komitieti Olimpik i Kosovës (KOK) bëri të ditur se “edhe pse nuk fitoi medalje, Blin Kuka, u duartrokit gjatë nga të pranishmit për luftën që zhvilloi për medaljen e bronztë ndaj spanjollit, Ramirez Perez, në EYOF Maribor 2023”.

Vendi i pestë është suksesi më i madh i ekipit të Kosovës në “Maribor 2023”.

Nga ekipi ynë, sot në gara ishte edhe notarja Adea Hoxha, e cila garoi në 50 metra stil të lirë dhe arriti të përmirësojë rezultatin e saj, duke përfunduar me kohë, 29.47 sekonda, pozita 37.

Me Kukën e Hoxhën, kanë përfunduar të gjitha garat e ekipit kosovar në “EYOF Maribor 2023”, ku rezultatet më të mira janë vendi i 5-të i arritur sot dhe vendi i 7-të me xhudisten, Laurina Gashi. /Gazeta Express/