Blick tregon tre ndryshimet që pritet t'i bëjë në formacion Zvicra ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(78) "blick-tregon-tre-ndryshimet-qe-pritet-ti-beje-ne-formacion-zvicra-ndaj-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

05/09/2025 15:25

Blick tregon tre ndryshimet që pritet t’i bëjë në formacion Zvicra ndaj Kosovës

Futboll

Gazeta Express

05/09/2025 15:25

Kosova do ta nis sonte aventurën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 në udhëtim në Basel ndaj Zvicrës.

“Dardanët” përveç Zvicrës, në grupin B garojnë edhe me Suedinë dhe Slloveninë, shkruan Gazeta Express.

Mediumi i njohur zviceran, Blick ka njoftuar për tri ndryshime eventuale që përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin pritet të bëjë në krahasim me miqësoren që e zhvilloi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor.

Krahasuar me fitoren 4:0 në miqësoren kundër SHBA-ve, ka tre ndryshime: Silvan Widmer pritet të zëvendësojë Isaac Schmidt në krahun e djathtë të katërshes mbrojtëse.

Në mesfushë, Remo Freuler rikthehet në pozitën e tij të zakonshme përkrah Granit Xhakës.

Është shumë e mundur që Fabian Rieder të zëvendësojë Ardon Jasharin e lënduar. Në sulm, me tre shënuesit kundër SHBA-ve, Ndoye, Manzambi dhe Embolo gjithçka pritet të mbetet e pandryshuar.

/Gazeta Express/