Blick rikthen historinë e kosovarit me shtetësi zvicerane - Në gjyq për vdekjen tragjike të të dashurës në Kosovë - Gazeta Express
string(111) "blick-rikthen-historine-e-kosovarit-me-shtetesi-zvicerane-ne-gjyq-per-vdekjen-tragjike-te-te-dashures-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 8:36

Blick rikthen historinë e kosovarit me shtetësi zvicerane – Në gjyq për vdekjen tragjike të të dashurës në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 8:36

Pas dy vjetësh nga ngjarja tragjike, media zvicerane Blick rikthehet me raportime mbi gjykimin që po zhvillohet në Kosovë ndaj shtetasit zviceran K. L., i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, Sofia T., një grua e re nga Argjentina, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja ndodhi në verën e vitit 2023 në një hotel në Prishtinë, ku sipas aktakuzës, pas një konflikti të ashpër, ai e ka goditur dhe më pas e ka shtyrë nga dritarja e katit të gjashtë.

Avokati mbrojtës pretendon se nuk ka prova konkrete që lidhin K. L. me dhunën në dhomën e hotelit dhe se viktima kishte konsumuar substanca psikoaktive.

Megjithatë, prokuroria dhe familja e të ndjerës këmbëngulin se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë – një femicid. Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar prindërit e viktimës dhe menaxheri i hotelit, ndërsa vetë i akuzuari deklaron se është 100 për qind i pafajshëm.