Blick i del në përkrahje Xhakës, tregon arsyet pse ai është i kapiteni i duhur i Zvicrës - Gazeta Express
string(87) "blick-i-del-ne-perkrahje-xhakes-tregon-arsyet-pse-ai-eshte-i-kapiteni-i-duhur-i-zvicres"

Botërori 2022

Gazeta Express

08/12/2022 21:11

Blick i del në përkrahje Xhakës, tregon arsyet pse ai është i kapiteni i duhur i Zvicrës

Botërori 2022

Gazeta Express

08/12/2022 21:11

Në një sondazh të bërë nga gazeta më e madhe zvicerane, Blick, tifozët helvetikë votuan në masë të madhe që Granit Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit.

69% e respondentëve kanë qenë të mendimit se Xhakës duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit, shkruan Gazeta Express.

25% e tyre kanë votuar që Xhaka të jetë ende kapiten, kurse shtatë përqind nuk kanë pasur përgjigje.

Megjithatë, medium Blick ka listuar disa arsye pse Xhaka është kapiteni i duhur për helvetikët.

Njëra nga to është se mendimi i futbollistit nga Kosova është i drejtpërdrejt dhe autentik.

Tjetër arsye është se besimi i tij është i palëkundur.

Blick përmend rastin kur Xhaka kishte humbur respektin e tifozëve të Arsenalit në vitin 2019, kurse tani ai është prej futbollistëve më të dashur nga tifozët e “Topçinjve”. /Gazeta Express/