Blick: Goditja gjeniale e Shaqirit e mban të gjallë ëndërrën e Zvicrës për të hyrë në mesin e 16 më të mirëve - Gazeta Express
string(108) "blick-goditja-gjeniale-e-shaqirit-e-mban-te-gjalle-enderren-e-zvicres-per-te-hyre-ne-mesin-e-16-me-te-mireve"

Sport

Gazeta Express

19/06/2024 23:41

Blick: Goditja gjeniale e Shaqirit e mban të gjallë ëndërrën e Zvicrës për të hyrë në mesin e 16 më të mirëve

Sport

Gazeta Express

19/06/2024 23:41

Xherdan Shaqiri  ka shënuar një super gol në minutën e 26 në ndeshjen e Zvicrës kundër Skocisë në kuadër të fazës së grupeve të kampionatit EURO 2024.

Për shënimin e tij ka shkruar të mërkurën mediumi zviceran “Blick”, duke e quajtur golin e Shaqirit si “goditje gjeniale”.

Lexo Edhe:

Një barazim që e mban gjallë shpresën e Zvicrës për të kaluar në fazën eliminatore, pasi tani kanë katër pikë pas dy ndeshjeve – në një grup ku ndodhet Gjermania, Skocia e Hungaria. Zvicra ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Gjermanisë më 23 qershor.

Edhe në të kaluarën, Xherdan Shaqiri ka qenë vendimtar në shumë ndeshje të Zvicrës në kampionate evropiane e botërore.

32-vjeçari nga Kosova ka luajtur në klube elitare në Evropë, përfshirë edhe Bayern Munich, Liverpoolin, etj.

Ai është i njohur për goditjet precize nga distanca. /Gazeta Express